Tash diaspora po dergon pare me pak n’vend!

parettt

Remitencat e pranueme në Kosovë, simbas të dhanave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilat flasin për gjashtë muejt e parë të këtij viti, kanë shenue ranie krahasue me periudhën e njajtë të vitit të kaluem.

Vlera e pareve të dërgueme nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, simbas këtyne të dhanave ishte 329.6 milionë euro, që paraqet nji ranie vjetore prej 2.7 për qind raporton REL.

Në periudhën e njajtë të vitit të kaluem, remitancat e pranueme në Kosovë, ishin 338.9 milionë euro.