Tash Kosova ka marrëveshje për transferimin e të burgosunve me Belgjikën

Ministrja Dhurata Hoxha, ka qendrue në Belgjikë, me ftesë të homologut të saj, Koen Geens, Ministër i Drejtësisë së Belgjikës.

Gjatë takimit me homologun e saj belg, Ministrja Hoxha njoftoi Ministrin Geens për prioritetet në të cilat asht fokusue Ministria e Drejtësisë, sikur janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, rishikimin e legjislacionit si dhe reformat në gjyqësor, me qellim të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Ministri Geens vlerësoi nalt punën që po ban Ministria e Drejtësisë, për me reformue dhe fuqizue sektorin e sundimit të ligjit dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që drejton, për reformat që po ban Ministria e Drejtësisë së Republikës se Kosovës.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Ministrja Hoxha, ka nënshkrue instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së transferimit e të burgosunve me Belgjikën.