Tash ky asht misioni i Shukri Bujës!

Janë shtue zanat mbrenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që po kerkojnë prishjen e koalicionit qeverisës me LDK’n e Isa Mustafës.

 

Mbas përmendjes së zgjedhjeve të parakohshme nga vetë kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, asht deputeti i kësaj partie Shukri Buja ai i cili ka dalë haptas për prishjen e koalicionit, siç e kanë quejt, të elefantëve.

Ai ka thanë se ka me lobue si deputet dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK’s që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Realisht unë individualisht si anëtar i Këshillit Drejtues të partisë dhe deputet, ka me insistue dhe ka me lobue në mesin e deputetëve që ky koalicion të prishet dhe ne të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thëanë Buja.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i merr seriozisht thirrjet e deputetëve të PDK-së për prishje të koalicionit qeverisës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka thanë për Zëri se koalicioni mes PDK’s e LDK’s asht ndërtue mbi bazën e programeve dhe përderisa nuk preket kjo, nuk ka arsye të prishet.