Tash me Trumpin rusët gati me i riparue marrëdhaniet me Amerikën

Moska tha se asht e gatshme për riparimin e marrëdhanieve me Washingtonin, tash që Donald Trump asht zgjedh president i SHBA’ve.

“Pala ruse asht e gatshme, pa humbje kohe, me nisë me punue për rregullimin e gjendjes aktuale të marrëdhanieve mes SHBA’ve, të cilat kanë hye në krizë dhe bllokadë për shkak të administratës në largim”, tha zavendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citon agjencia Tass.

Por, Ryabkov tha se zyrtarët rusë dinë pak për planet e Trumpit dhe se ka ndryshime midis zotimeve të tij në fushatë dhe politikave që ka me i zbatue në zyrë.

“Kemi me gjykue nga veprat, jo nga sinjalet ose premtimet”, tha Ryabkov.

Marrëdhaniet Moskë-Washington janë përkeqësue randë prejse Rusia ka aneksue me forcë gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014.

Trump ka thanë se “do të ketë marrëdhanie shumë, shumë të mira” me presidentin rus, Vladimir Putin.