Tash tronditet edhe Finlanda, sulmohen me thikë disa persona (foto)

Mbas sulmeve terroriste në Barcelonë, tronditet edhe Finlanda.

Disa persona janë sulmue me thikë nga nji person i cili u neutralizue nga forcat e sgurisë.

Ngjarja e randë ka ndodh në qytetin Turku ku sulmuesi papritun sulmoi njerëzit e rastësishëm në rrugë.

Simbas raportimeve paraprake, bahet me dije se nji grue e moshueme dhe nji djalë i ri u pëlagosën në sheshin qëndror të qytetit.

Ndërkohë, edhe n’anën tjetër të sheshit u raportue për plagosjen e nji tjetër grueje të moshueme.

Dyshohet për nji person të vdekun, mbasi nga raportimet flitet për nji trup të mbuluem.

Simbas mediave vendase në vendngjarje janë pa ambulanca të shumta.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduem.

Policia vendase raportohet se ka plagos në kambë sulmuesin i cili asht arrestue.

Ende nuk jepen të dhana të sakta nëse ngjarja asht me prapavijë terroriste.