Zyrtare: AAK e Nisma bashkojnë forcat! (DOKUMENT)

Nënshkruhet marrëvejsha për koalicion mes dy partive opozitare, Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Prej sot Nisma e AAK e thellojnë bashkëpunimin në nji koalicion parazgjedhor.

Deri më tani kemi qenë të bashkuar kundër qeverisë, nga tash thellojmë bashkëpunimin me një koalicion parazgjedhor. Koalicioni jep shpresë për ndryshim në vend. Bashkëpunimi ynë lë dyert e hapura për të gjitha forcat politike, shoqërinë civile dhe qytetarët që nuk pajtohen me këtë qeveri”, tha Limaj.

Ai theksoi se të gjithë së bashku kane me ndërtue koalicionin fitues, që simbas tij ka me ofrue ndryshimin e gjendjes aktuale në Republikën e Kosovës.

Koalicioni i lidhur sot do të quhet koalicion i shpresës në vend. Parimet e kësaj marrëveshje janë publike dhe kush i ka këto parime, i ka edhe dyert e hapura. AAK dhe Nisma ka ndërtuar këtë koalicion duke i ftuar edhe partitë tjera që të na bashkohen”, shtoi ai.

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj tha se e ka nderin me lidh këtë bashkëpunim, qysh e ka quejt ai – të avancuem për me i kundërshtue marrëveshjet antikushtetuese për vendin.

AAK bashkohet me Nismën në një opsion fitues për të ndryshuar gjendjen në vend. U bëjmë ftesë edhe forcave tjera politike, qytetarëve dhe shoqërisë civile për të ndryshuar këtë gjendje”, tha Haradinaj.

 

marreveshja