Të dyshuemit për vrasjen e Aulon Zekës mbesin në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzue ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej nji mueji ndaj dy të mitunve, të cilët dyshohen për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka nga Prishtina.

Apeli e ka cilësue si të pabazuem ankesën e mbrojtjes, tue theksua se Gjykata Themelore ka veprue drejt me përcaktimin e paraburgimit prej nji mueji për G.H. dhe R.G.

 

Ky asht njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

 

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.

Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “ Vrasje e rëndë “ nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.

 

Shperndaje në: