Keni me u befasue se çka ju asht ndalue të dyshuemve për terrorizëm!

Të dyshuemve dhe të denuemve për terrorizëm që janë në paraburgim dhe vuejtje të denimeve nëpër qendrat korrektuese të Kosovës u janë marrë përkohësisht librat e tyne fetarë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka sekuestrue librat fetarë që i mbajnë të denuemit dhe të dyshuemit për terrorizëm që po e vuejnë denimin e shqiptuem, ose po mbahen të ndaluem nën masën e paraburgimit.

Zadhanësi i Ministrisë së Drejtësisë Orhan Hajrizi tha për kallxo.com se librat janë sekuestrue për me vlerësue se a permbajnë gjuhë të urrejtjes.

Hajrizi deklaroi se këtë vlerësim ka me ba Bashkësia Islame e Kosovës.

“Na kemi urdhnue që e gjithë literatura fetare të grumbullohet, evidentohet dhe të verifikohen nga ekspertet e Bashkësisë Islame të Kosovës në bazë të marrëveshjes,” tha Hajrizi.

Ai tregoi se librat fetarë u janë sekuestrue edhe të denuemve ose të paraburgosunve të besimit katolik.

“Njajtë kemi veprue edhe me ato librat të besimit katolik,” tha Hajrizi.

Simbas Hajrizit, sekuestrimi asht ba “në bazë të planit të veprimit si dhe obligimeve që dalin nga ‘Strategjia për Parandalimin e Ekstremizmit Fetar që Shpie në Terrorizëm”.

Hajrizi deklaroi se pas verifikimit librat që nuk përmbajnë nxitje apo urrejtje, apo që nuk ndikojnë në shpërndarjen e një ideologjie të rrezikshme do t’u kthehen personave që u janë sekuestruar.