Të gjithë kundër vendimit të Presidentit maqedonas

Menjherë mbas vendimit të Presidentit të shtetit maqedonas, Djordje Ivanov, për faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, kanë ardhë reagime të shumta.

Në reagimin zyrtar të Bashkimit Europian, thuhet se vendimi i sotëm nga presidenti Ivanov ngre shqetësime serioze. Ky vendim vjen në nji kohë kur të gjitha palët duhet me kërkue mënyra se si të ruejnë marrëveshjen e Përzhinos, thuhet në komunikatë.

Reagim ka ardhë edhe nga ambasada e SHBA’ve, e cila e quen vendimin shqetësues për demokracinë e vendit.

“Po kërkojmë detaje dhe sqarime të matejme. Deklarata e Presidentit gjithsesi ngre shqetësime serioze rreth angazhimit të Maqedonisë për sundimin e të drejtës”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Lideri i BDI’s, Ali Ahmeti, tha se vendimi i Ivanovit asht i ngutshëm dhe se nuk ka me zgjidh krizën politike.

Ndërkohë, media të ndryshme raportojnë se në Shkup ka nisë nji protestë qytetare, kundër vendimit të Ivanovit, ku qytetarë të revoltuem me parullat “Nuk mund të amnistohen ata që kanë vjedhë, nuk ka drejtësi nuk ka liri, “Mafia në Burg”, etj., janë mbledhë para presidencës, tue i dhanë mbështetje për punën e Prokurorisë Speciale.