Të hyrat e përgjithshme të shtetit janë rritë për 18%

Të hyrat e përgjithshme të shtetit janë rritë për 18 %, ndërsa Dogana ka shënue rritje për 27 %, derisa Administrata Tatimore e Kosovës për 3 %.

Këtë e ka ba të ditun ministri i Financave Avdullah Hoti, në nji konferencë ku ka shpalosë raportin dy mujor tue tregue se janë mbledh 30 milionë euro ma shumë se vitin e kaluem, gjithsej 191 milion euro.

Hoti ka ba të ditur se asht rritë tatimi në korporata ndërsa ka ngecje në të hyrat e komunave, por sipas tij ato kane me u rikuperue. Ndërsa të hyra në nivel qendror janë rritë për 28 %.

Ai gjithashtu ka ba të ditun se bilanci bankar i Qeverisë asht i kënaqshëm ku ka thanë se në banka janë 340 milionë euro.

Borxhi publik asht vetem 12 % ndërsa cilësohet si borxhi ma i vogël në rajon