Të hyrat nga dogana dhe ATK mbi 1 miliard euro

Nga Kallnori deri në fund të Korrikut të këtij viti janë mbledh mbi 1 miliard euro të hyra këto nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Përfaqësues të dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave buxhetore, thonë për Radio Kosovën se pritet me tejkalue parashikimin e të hyrave përgjatë këtij vjeti.

Vetëm Dogana e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka arritë më shënue 700 milionë të hyra buxhetore, që në krahasim me periudhën e njajtë të vitit të kaluem ka shënue rritje për 10 për qind.

Këtë e konfirmon për Radio Kosovën zadhanësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

 

Shperndaje në: