Të kthyemit nga Siria kërkojnë integrim në shoqni

Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkue në Siri që nga viti 2012, rreth 120 prej tyne janë kthye, kryesisht të zhgënjyem me atë çfarë kanë pa dhe përjetue atje. Nji pjesë e madhe e tyne janë arrestue e disa prej tyne edhe janë dënue në gjykatat e Kosovës.

Albert Berisha, asht njani nga të kthyemit, i cili asht aktualisht në pritje të vendimit të gjykatës së apelit rreth dënimit të tij me tre vjet e gjyse heqje lirie. Ai kishte qëndrue ne vitin 2013 në Siri, prej nga asht largue për të mos u bashkue me grupet ekstreme – si grupi militant Shteti Islamik.

Bashkë më disa të kthyem, ai themeloi këto ditë nji institut për integrim, siguri dhe deradikalizim. Ai thotë se arrestimi i të kthyemve vetëm sa shton vuejtjet e tyne dhe të familjeve të tyne, shkruen gazeta Express.

Të kthyemit, thotë ai, janë përballë me trysni e paragjykime dhe kjo ka ba që me vështirësi të folin, prandaj masat e forta nuk janë alternativë e luftës kundër ideologjive ekstremiste.