Të Mërkurën në Bruksel, Kryeministri takohet me Presidentin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave

Kryeministri Isa Mustafa ka me udhëtue për Bruksel, ku të Mërkurën ka me u takue me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, njofton zyra e tij për media.

Gjatë takimit, simbas zyrës së Kryeministrit ka me u bisedue për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese europiane të Republikës së Kosovës.