Të moderuemit i fitojnë zgjedhjet në Iran

Të moderuemit e kanë marrë shumicën në Parlamentin iranian.

Simbas të dhanave nga Ministria e Mbrendshme e Iranit, reformatorët kane marrë ma s’paku 85 vende në Parlamnet, ndërsa konservatorët e moderuem i kane marrë 73 vende.

Të dyja palët përbajnë shumicën e asamblesë me 290 vende, 69 prej të cilave janë fitue nga konservatorët radikalë.

34 milionë iranianë, ndryshe 62% e 55 milionë votuesve kanë votue për Parlamentin e ri dhe Asamblenë e Ekspertëve.

Ministria e Mbrendshme ka ba të ditun se në tanë vendin, procesi i numërimit të votave asht pothuajse i përfunduem dhe pritet shpallja e rezultatit zyrtar.