Të msheftat e samitit të NATO’s në Tiranë: Rusia po pregaditet për luftë të madhe

Zbulohen të msheftat e samitit të NATO’s që u mbajt në Tiranë për dy ditë në fundjavë. Përveç zgjedhjes së kryetarit të ri të Komitetit ushtarak, NATO ka diskutue edhe për informacionet se Rusia po pregaditet për nji luftë e madhe.

Siç mësohet, Kryetari në detyrë i Komitetit Ushtarak të NATO’s, gjenerali çek, Petr Pavel, ka deklarue se “Militarizimi dhe stërvitjet masive që po zhvillon Rusia, janë sheja se ajo po pregaditet për nji luftë të madhe”.

Gjeneralët e NATO’s kanë diskutue që Aleanca duhet me u pregaditë masivisht për çdo eventualitet, edhe pse politika mundet me ba punën e saj nëpërmjet diplomacisë.

Gjenerali Pavel tha se NATO po rrit përpjekjet me i rindërtue komunikimet ushtarake me Rusinë në mënyrë që me i shmangë “pasojat e padëshiruene të incidenteve të mundshme gjatë manovrave”.

Shperndaje në: