Të ranëve para luftës ende nuk i njihet statusi i dëshmorit

Edhe 17 vjet mbas luftës çlirimtare, institucionet e Kosovës nuk ia njohin statusin dëshmor i kombit , herojve që kanë ra në altarin e lirisë në periudha të ndryshme të historisë së Kosovës.

Shoqata e Herojve dhe Dëshmorëve të Kombit prapë sot kanë kërkue nga Qeveria e Kosovës që gjithë atyne personave që janë vra nga pushtuesi serb gjatë periudhave të ndryshme me iu njoft statuti i dëshmorit.

Në nji takim që kjo shoqatë ka mbajtë për nder të përvjetorit të demonstratave të vitit 1981, u tha se statusi i dëshmorëve duhet me iu njoft edhe atyne që kanë ra para luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anëtari i kësaj shoqate Behram Krasniqi, kërkoi që t’iu njihet statusi dëshmor i kombit, të gjithë të ranëve para luftës çlirimtare.

Ai tha se institucionet e Kosovës nuk i njohin atdhetarët e ranë si dëshmorë të kombit.

Të rezistosh kundër krijesës artificiale 23 milionëshe, sa numëronte banorë shteti okupues serbo – jugosllav i quajtur Jugosllavi, e cila kishte një armatë të fuqishme, ishte një sfidë e madhe, të cilës iu kundërvu populli shqiptar, sidomos dëshmorët e rënë të asaj periudhe, për të cilët kërkojmë me ngulm t’iu njihet statusi i dëshmorit të kombit. Prandaj thërrasim edhe sot, për të satën herë, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Verifikim, që sa më shpejt të përmirësojnë gabimin që e kanë bërë duke i injoruar dëshmorët e kombit – që të reflektojnë pozitivisht, në mënyrë që të implementohet në tërësi ligji në fuqi dhe t’iu njihet statusi dëshmor i kombit dhe dëshmorëve të para luftës çlirimtare në Kosovë”, tha Krasniqi.

Të njajtën kërkesë, institucioneve të Kosovës ua ka parashtrue edhe kryetari i Shoqatës Naim Zhitia, i cili tha se nuk kërkojnë as ma shumë as ma pak, vetëm atë që u takon me ligj këtyne kategorive të dëshmorëve.

E i plagosuni i para luftës Naser Behrami, tha se bazamenti dhe themeli i pamvarësisë së Kosovës nuk ka fillue vetëm gjatë luftës së fundit, por edhe ma herët. Ai tha se institucionet duhet me u kërkue falje dhe me rregullue statusin.