Të rijtë e gjuejnë me vo e patligjana Ilir Beqajn në Shqipni (video)

Mbas video skandalit ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i “uronte suksese në jetë” drejtorit të ISSH’s së Tropojës, se pse nuk kishte shkue në mbledhjen e asamblesë së PS’s, kanë ardhë reagime të shumta e të ndryshme.

Nji prej tyne ka ardhë mëngjesin e sotëm.

Nji grup të rijshë kanë bllokue derën e Ministrisë së Shëndetësise dhe e kanë gjuejt me vo, paracetamol dhe patligjana Ilir Beqajn.

Me protestën e tyne, të rijtë nuk po lejonin që ministri Beqaj me hye në zyrë.

Ata janë përplas edhe me policinë për këtë fakt.

Mbas kësaj proteste, të rijtë pjesëmarrës janë shpreh se kanë me dalë persëri aty për me protestue.

 


Protesta kunder Ilir Beqajt – Suksese ne jete by news-al