Të rijtë e PDK’s: Shpend, ju jeni sinonim i vandalizmit!

Rinia e PDK së Prishtinës i ka reague kryetarit të Shpend Ahmetit, i cili përmes nji statusi e politizoj nji akt vandal në Gërmi, tue aludue në aksionet politike të të rijve të PDK’s.

Leutrim Retkoceri, i të rijve të PDK’s, i cili dje ia dhuroi topin me mbishkrime “korrupsion”, “punësime politike”, “tenderë”, ka shkrue në llogarinë e tij se ngjyrimi politik që Ahmeti i ka dhanë nji akti vandal në Gërmi vetëm tregon sa i pagdhendun asht ai. Ai ka thanë se Vetëvendosje asht sinonim i vandalizmit.

Statusi i tij:

Shpend Ahmeti përmes një postimi i paska dhënë ngjyrim politik një akti vandal në Gërmi. E ultë shumë prej tij si kryetar, por kjo vetëm tregon sa i pagdhendur është. Edhe gjuhën e ka të lëshuar, por e kuptueshme është kur shok e ka Fisnik Ismailin, një rrugaç ky i rryer. Vandalizmi është gjuhë dhe sjellje e juaja. Ti, Shpend Ahmeti, bashkë me ata mercenarët që të kanë detyruar t’i punësosh, e keni shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. Ti u ke prirë grupeve të dhunshme, që kanë vandalizuar Komunën e Prishtinës. Keni djegur vetura dhe keni kidnapuar zyrtarë. Keni sulmuar policinë dhe institucionet me gurë e molotovë. Madje, Kuvendin e Kosovës edhe me raketahedhës. Ju jeni sinonim i vandalizmit! Mos u viktimizo për mospunën tënde, dembel!