Të rijtë ja msyejn prapë Hungarisë

Mosformimi i institucioneve ka ba që kosovarët përsëri me emigrue ilegalisht drejt vendeve të BE’s.

Ka disa ditë që autobusë të shumtë me qytetarë po nisen nga Prishtina për në Beograd, mandej me dalë ilegalisht drejt Hungarisë dhe vendeve tjera të BE’s, raporton Magazina.al

Tue humbë shpresën në Kosovë, të rijtë kosovarë po ia msyejn migrimit ilegal me gjetë nji jetë ma të mirë. Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi e publikueme nga nji qytetar në rrjetet sociale, me të cilët ka tregue se nga stacioni i autobusëve janë nisë dy autobus të mbushun drejt Beogradit e që destinacion i tyne mandej asht Hungaria dhe shtetet e BE’s.