Të rijtë kosovarë kanë me shkue me marrë praktika pune në Gjermani

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi e ka prit në nji takim ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Gjermanisë, Christian Schmidt, me të cilin ka diskutue për bashkëpunimet e deritashme por edhe thellimin e tyne në t’ardhmen.

Ministri Krasniqi dhe Schmidt, në nji konferencë për media mbas takimit thanë se së bashku kanë diskutue edhe rreth trajnimit për të rijtë nga Kosova në fushën e Bujqësisë të cilët kanë me marrë praktika të mira nga shteti gjerman.

Ministri gjerman, Schmidt, tha se Kosova asht mirë që e ka nënshkrue MSA’n, mirëpo simbas tij, ka edhe shumë punë për me ba në këtë drejtim.

Dy ministrat thanë se në t’ardhmen kanë me bashkëpunue edhe në fushën e turizmit rural dhe çashtje tjera.