Të rijtë kosovarë që ishin n’Siri, keni me u befasue çka po bajnë tash! (video)

Autoritetet në Kosovë thonë se janë tue i bashkërendue veprimet me shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të, siç thonë, ‘vënies nën kontroll të veprimeve ekstremiste”.

Deklaratat e tyne pasuen arrestimin në Kosovë dhe në Shqipni, mbrenda nji dite, të së paku 11 personave, 7 nga të cilët në territorin e Kosovës, me dyshimin për organizim për kryemjen e, si thuhet, “veprave terroriste dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.

Në nji dokument të Prokurorisë së Kosovës, mbas arrestimit të dyshuemve, thuhet se “ishin në kontakt me pjesëtarin e grupit militant Shteti Islamik, Lavdrim Muhaxheri, nga i cili kishin marrë udhëzime për sulme”.

Muhaxheri u ba i njohun në Korrik të vitit 2014, mbas publikimeve në faqen e tij të Facebook’ut dhe fotografive të veprimeve të tij.

Akcioni i policive të Kosovës dhe Shqipnisë u shtri edhe në Maqedoni, por arrestimet u kryen vetëm në territorin shqiptar dhe atë të Kosovës.

Zavendësministri i Punëve të Mbrendshme të Kosovës, Valdet Hoxha, i tha Radios Europa e Lirë se arrestimet e fundit të personave të dyshuem për lidhje me grupet terroriste janë konfirmim i bashkëpunimit të autoriteteve të sigurisë në rajon.

Mbi 300 qytetarë të Kosovës mendohet se kanë marrë pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak, dhe simbas vlerësimeve të mekanizmave të sigurisë në vend, në këto konflikte vazhdojnë të jenë ende 140 persona, në mesin e të cilëve gra dhe femijë.

Të paktën 35 veta janë denue nga gjykatat në Kosovë dhe nji numër prej mbi 120 vetash janë arrestue me dyshimet për rekrutim, nxitje dhe pjesëmarrje në luftat e hueja.