Të ritë serbë marshojnë për viktimat e luftës në Kosovë

Me sloganin “Shumë të ri për me kujtue, të vendosun mos me harrue” dheta të ri serbë nga Nisma e të Rijve për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Nisma Ime, protestuen sot në rrugët e Beogradit kundër rehabilitimit të kriminelëve të luftës nga ana e qeverisë serbe.

Marshi prej gati 20 km filloi n’orën 12:00 dhe mbaroi rreth orës 15:00 dhe kaloi pa asnji incident.

Protestuesit u nisën nga sheshi Republika i Beogradit ecën përgjatë kryeqytetit serb deri në Batajnica, ku kohë ma parë, në nji varr masiv, u gjetën trupat e 700 shqiptarëve të vramë nga njisitë speciale serbe.

Në mesin e të vramëve ishin edhe 48 të vramët e masakrës së 26 Marsit në picerinë “Kalabria” të Suharekës, 46 prej të cilëve ishin nga familja Berisha.

Protesta e sotme ishte në nderim të viktimave të ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Kosovë dhe për me kundërshtue politikat shtetnore, që sot kërkojnë me rehabilitue krinimelët e luftës.

Kriminelët e luftës, si Vladimir Lazarević dhe Nikola Šainović, të cilët kanë gjetë sigurim dhe përkrahje nga ana e koalicionit qeveritar menjiherë mbas përfundimit të denimit krimet e luftës, janë turpi ma i madh i Serbisë, – thuhet në komunikatën zyrtare të organizatorëve.

Tue shpallë kriminelët heroj, qeveria aktuale e Serbisë na kthen në nji periudhë t’errët, me pasojat e të cilës ka me u ballafaque gjenerata e të rive të Serbisë, – përfundon deklarata.