Të shtana e pengje në Francë

Dy persona të armatosun me thika i kanë marrë peng disa persona në nji Kishë në rajonin verior të Francës, Normandy, bajnë të ditun burimet policore.

Reuters e ka citue nji burim policor tue thanë se katër deri në gjashtë persona janë tue u mbajtë peng nga sulmuesit në Kishë në Saint-Etienne-du-Rouvray.

Nji prift dhe dy motra nderi, si dhe besimtarë, janë në mesin e pengjeve, raportojnë mediat lokale.