Të shtana n’aeroportin e Miami, dy të vdekun

Dy persona janë vra nga disa të shtana me armë në nji parking në aeroportin e ndërkombëtar të Miamit në Shtetet e Bashkueme, thanë të Mërkurën autoritetet.

Gjatë ditës, gazeta “Miami Herald” raportoi se, policia po heton të shtanat e dyfishta, por nuk dha asnji hollësi në lidhje me incidentin tragjik deri tash.

“Të shtanat në parkingun e punonjësve kanë lanë 2 të vdekun. Ngjarja nuk ka ndikim në funksionimin  e aeroportit” shkruente llogaria zyrtare në Twitter e aeroportit të Miamit.