Të shtana në Kodrën e Trimave në Prishtinë

Të shtana armësh janë ndëgjue në mbramjen e së Dielles në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytetin e Kosovës.

Policia e Kosovës ka ba të ditun se ka marrë nji informatë rreth orës 19 për gjuejtje me armë në afërsi të nji qendre tregtare, ma saktësisht në parking të automjeteve, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe asht tue u marrë aktualisht me rastin.