Të shtëna me armë n’Amerikë: 3 të vramë, nji i plagosun

Tre persona janë vra dhe nji tjetër asht plagos nga të shtënat me armë në Mukilteo, Washington, ndërsa nji i dyshuem asht dërgue në paraburgim, njoftojnë zyrtarët e qytetit.

Ata kanë shkrue në Twitter se me pikëllim njoftojnë se kanë ndodhu tri fatalitete në lagjen Chennault, raporton AP.

Policia nuk ka dhanë detaje shtesë për të shtënat apo të dyshuemit.