Të Shtunën me marshim, rinia e Beogradit nderojnë viktimat e luftës në Kosovë

Me slloganin “Shumë të ri për me kujtue, vendosën për mos me harrue”, të ritë e Beogradit nga Nisma e të Rive për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Nisma Ime, kane me marshue për gati 20 kilometra t’Shtunën me 26 Mars, për me i nderue viktimat civile të shkaktueme nga aksionet e ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Kosovë.

Këtë të ri kane me ngritë zanin për me i thanë “Jo n’emnin tonë!”.

 

Lexone të plotë njoftimin e të rive nga Beogradi:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Nisma Ime, të shtunën me 26 Mars në ora 12:00 do të organizojnë një ecje 20 kilometra të gjatë, nga sheshi i Republikës deri në Batajnicë, ku ndodhen poligonat e ushtrisë speciale anti- terroriste. Në vitin 2001, aty është zbuluar varreza masive ku janë gjetur 700 trupa të shqiptarëve nga Kosova, në mesin e tyre janë gjet edhe viktimat e krimeve në Suharekë.
Masakra në Suharekë është një ndër krimet më të rënda që kanë ndodhur në fillimet e intervenimeve të NATO-s. Dy ditë pas fillimit të intervenimit me 26 Mars në vitin 1999, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë vendosur që t’i fusin fëmijët, gratë, dhe burrat brenda në lokal të picerisë “Kalabrija” ku edhe kanë hedhur dy bomba të dorës, pastaj kanë gjuajtur me armë automatike drejt atyre që i kanë mbijetuar shpërthimit të bombave.
Numri total i njerëzve që kanë humbur jetën është 48 persona, prej tyre 46 persona kanë qenë pjesë e familjes Berisha. Për këtë krim, Departamenti për Krime të Luftës në gjyq të lartë në Beograd ka dënuar katër pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shumë vjet dënimi në burg.
Ecja do të organizohet për të rikujtuar rolin e organeve shtetërore në krimet sistematike të cilat janë kryer në Kosovë si protestë kundër politikave shtetërore të cilat sot rehabilitojnë kriminelët e luftës.
Mesazhin që duam ta përcjellim me këtë tubim publik është se nuk pranojmë që kriminelët e luftës dhe mizoritë sikur masakra ne Suharekë të thuhen se janë bërë në emrin tonë.
Që Ministri i Drejtësisë Selaković mos të flas në emrin tonë kur tho të që krimineli i luftës Lazarević duhet të jetë “shembull për të rinjtë”, që Ministri i Mbrojtjes Gašić mos të flas në emrin tonë kur thotë që krimineli i luftës Lazarević “ka mbrojtur fuqishëm flamurin e Serbisë”, kur Ministri i Punës dhe i Veteranëve Vulin mos të flas në emrin tonë kur thotë që krimineli i luftës i cili është i dënuar Lazarević është “krenaria e shtetit të Serbisë”.
Me këtë ecje , dergojmë mesazhin që kriminelët e luftës si Vladimir Lazarević dhe Nikola Šainović, të ciliët kanë gjetur sigurim dhe përkrahje nga ana e koalicionit qeveritar menjëherë pasi që kanë përfunduar dënimin e tyre për rolin të cilin e kanë pas gjatë krimeve të luftës, që flamuri i Serbisë në fakt është i zhytur në baltë dhe që ata janë turpi ma i madh i Serbisë. Duke shpall kriminelët në hero, qeveria aktuale e Serbisë na kthen në një periudhë të errët në të cilën gjenerata e të rinjve të Serbisë do të ballafaqohen me pasojat, kështu këta të rinjë do të duhen të luftojnë tërë kohën për të pasur një jetë normale.
Ejani të shtunën me 26 mars në ora 12:00 te sheshi i Republikës për të vazhduar deri në Batajnicë që të nderojmë më shumë se 8 mijë viktima civile të shkaktuara nga aksionet e ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Kosovë, dhe së bashku të themi “Jo në emrin tonë!” /kp/