Të Shtunën mos lëvizni prej orës 10:00 deri 17:00

Të Shtunën simbas parashikimeve në Prishtinë pritet me pasë temperatura të nalta. Për këtë, komuna e Prishtinës iu ka ba apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet prej orës 10:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu, komuna ka njoftue se ka me i vendos edhe dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për freskim.

Komunikata:

“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare. Apelojmë gjithashtu që gjatë ditës së nesërme të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.

Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksave, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Gjithashtu ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra”.