Të vramë, të plagosun e pengje në Armeni

Forcat e sigurisë së Armenisë thonë se nji grup i njerëzve të armatosun ka sulmue nji stacion të policisë në kryeqytet, tue vra nji oficer, tue plagosë dy dhe tue marrë peng disa të tjerë.

Sulmi i së Diellës ishte krye nga anëtarë të nji grupi opozitarë, të cilët kanë kërkue lirimin e liderit të tyne të burgosun, Jirair Sefilian, i cili u arrestue muejin e kaluem me akuzën e planifikimit për me përmbysë qeverinë.

Policia ka rrethue zonën përreth stacionit në rrethin e Jerevan Erebuni.

Shërbimi i Sigurisë Kombëtare tha se negociatat janë tue u zhvillue me sulmuesit për lirimin e pengjeve.