T’Ejten shpallet vendimi për Vojislav Seselj nga Gjykata e OKB’s

Gjykata e OKB’s për krime lufte në ish-Jugosllavi, ka me shpallë vendimin për ultra-nacionalistin serb, Vojislav Sheshel, të Enjten me 31 Mars.

 

Shesheli u akuzue para ma shumë se nji dekade për nxitje të vrasjeve dhe persekutimit etnik, derisa mbante fjalime të shëmtueme në rolin e liderit të Partisë Radikale Serbe.

 

Ai ndodhej në paraburgim që nga dorëzimi në Tribunalin e Hagës në vitin 2003.

 

Por Shesheli, i cili vuen nga kanceri në mëlçi, u lirue në Nandor të 2014’s me u kthye në Serbi për shërim.

 

Katër muej ma vonë, gjykatësit e Hagës kërkuen rikthimin e tij me arsyetimin se ai shkeli kushtet e lirimit, por Shesheli s’u kthye asnjiherë.

 

Në nji tubim në Beograd, ish-lideri nacionalist serb u kishte thanë përkrahësve të tij se ai nuk ka me u kthye në Hagë, derisa e djegi flamurin e BE’s dhe atë të NATO’s jashtë nji gjykate, muejin e kaluem.