Telegrafi: Ministrja Hoxha kërcënohet nga militantët e Vetëvendosjes

Ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marrë dheta kërcënime gjatë kësaj jave nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga burime mbrenda Policisë, Telegrafi ka mësue se këto kërcënime u janë paraqitë organeve të hetuesisë, të cilat tash po merren me rastet e adresueme prej stafit të ministres Hoxha.

”Kërcënimet ndaj ministres Dhurata Hoxha janë ba përmes rrjetit social Facebook. Janë kërcënime që në përmbajtje kanë kanosje për jetë dhe janë ba nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje”, kallxon ky burim.

Rasti në polici asht paraqitë sot, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.