Telegrafi serb: Ky asht plani amerikan m’i sigurue Kosovës ulëse n’OKB

Ndoshta Kosova nuk ka me mujt me sigurue për nji kohë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkueme, për shkak se në Këshillin e Sigurimit, shtetet themeluese kanë të drejtën e vetos, por Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë në plan me çue nji rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, tue anashkalue Këshillin, me anë të së cilës, Kosovës ka me ju mundësue nji ulëse si vëzhguese n’OKB.

Ky asht nji plan amerikan që mbështetet nga Familja Clinton dhe sponzorizohet nga lobistët shqiptarë n’Amerikë, shkruen gazeta serbe Telegraf.

“Plani asht që Kosova me fitue statusin e vëzhguesit në modelin e Palestinës”, thuhet në këtë shkrim.

Simbas të njajtit shkrim, SHBA’të janë shumë të interesuem, madje edhe ma shumë se Kosova, me u ba pjesë e dialogut në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

Telegraf shkruen edhe për nji letër të kongresmenit amerikan, Eliot Engel, që ia ka dërgue, Federica Mogherin’it, ku thuhet se, “Serbia nuk asht gati për BE”.

Kjo po bahet, simbas gazetës, që të ngadalësohet udha e Serbisë në BE, derisa Kosova të fitojë ulësen e saj n’OKB,

Shperndaje në: