Telekomi i Kosovës me Sindikatën nenshkruen kontraten kolektive!

vala-kontrata

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa dhe Kryetari i Sindikatës së Punojësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj sot e nënshkruen kontratën kolektive.

Kontrata kolektive ka randësi të veçantë për Telekomin e Kosovës, mbasi që krijon pergjegjësi ma të madhe në mesin e punojësve, zhvillon ndjenjën e respektit dhe pergjegjësisë, nxitë ndjenjën e sigurisë, ngrit moralin dhe produktivitetin e tyne si dhe ndihmon në zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve të mundshme.
Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa theksoi se nenshkrimi i kësaj kontrate përmbyllë nji proces të nisun që nga viti 2010.
Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës Lamih Balaj tha se Drejtori Menaxhues Agron Mustafa ka pasë qasje shumë pozitive dhe konstruktive në lidhje me këtë çashtje që nga dita e parë e fillimi të punës së tij.