Televizionet n’Shqipni janë ndertu me paret e drogës!

Tue e përshkru Saimir Tahirin, ministrin e Mbrendshem te Shqipnise, si nji hero që goditi Lazaratin, Kryeministri Edi Rama i spjegoi sulmet ndaj tij, me politikanë dhe media që financohen nga droga.

“Lazarati ishte shume ma teper se ai bari magjik, apo sesa disa gangster lokalë me automatik qe i banë rezistencë për 5 apo 6 ditë policisë së shtetit.
Lazarati ishte nji bankë e parasë së zezë, që qarkullonte miliarda dhe djegia e plantacioneve të barit magjik, arrestimi i atyne gangove lokalë, ishte vetëm pjesa e dukshme. Ndërkohë që ato flakë dogjën nji bankë, paratë e së cilës nuk qarkullojnë ma. Dhe ata që përfitonin ato miliarda, kanë humb miliarda, por nuk kanë humb fuqinë e tyne për me luftu me maskat e politikës, e medias dhe me zanin që krimi ja merr politikës, ja merr segmenteve të tjera për me fole n’emën të tij, tue e përbalt”, u tha Rama policëve t’ardhshëm.

Kryeministri foli për politikanë dhe media që financohen nga paret e drogës dhe që guxojnë me ju kundërvu Ministrit të Mbrendshëm.

Kryeministri Rama nuk i tha me emen cilet jane ata politikane dhe ato media, nese ka informacione. /Burimi: lapsi.al/