Televizioni francez: Kosova voton, Gjykata Speciale dhe korrupcioni në mendje

Zgjedhjet Lokale

“Kosova voton të Diellën për nji parlament të ri që ka me pasë për detyrë të merret me marrëdhaniet me Serbinë, korrupcionin endemik, si dhe me akuza të mundshme për krime lufte për disa nga liderët e saj”.

Kështu e nis raportimin e saj për zgjedhjet në Kosovë, televizioni francez, France 24 të Diellën.

Simbas profesorit të Universitetit të Grazit në Austri, Florian Bieber, zgjedhjet e sotme janë ma të vështirat për m’u parashikue.

“Nji muej mbas ranies së Qeverisë, zgjedhjet kanë vnu përballë nji ish-komandant gueril, nji ish-protestues gjatë demonstratave të studentëve si dhe nji ekonomist që krahasohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, shkruen France 24.

Mbas zgjedhjeve, në horizont janë akuzat e Gjykatës Speciale. Disa prej emnave që spekulohen të jenë të akuzuem janë Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryekuvendari në largim, Kadri Veseli, të dy të dalun nga partia ma e fuqishme në Kosovë, PDK.

Tutje, France 24 shkruen se koalicioni i PDK’s asht favorit për me fitue, kundër koalicionit të LDK’s që asht ma afër shoqnisë civile. Kurse. Për Kurtin dhe Vetëvendosjen, France 24, shkruen që ai ka adoptue metoda radikale.