Televizioni gjerman MDR: Shqipnia asht ‘Kolumbia’ e Europës. 300 euro kg i kanabisit (foto)

Televizioni publik gjerman, Mitteldeutscher Rundfunk, që mbulon disa lande të Gjermanisë në nji artikull, e cilëson Shqipninë si Kolumbinë e Europës.

Në rubrikën “Sot në Lindje”, MDR shkruen se: “Shqipnia kerkon me hye në BE. Por ka pengesa, krimi i organizuem dhe trafiku i drogës cilësohen si probleme të mëdha të vendit.

Veçanërisht vendi asht lider europian në prodhimin e kanabisit”.

Në reportazh thuhet se mbjellja e drogës shihet si nji rrugë për me dalë nga varfnia, ndërsa theksohet se droga mbillet kryesisht në zona të vështira.

“Shqipnia ofron kushte të mira për prodhuesit e kanabisit. Rajonet e largëta malore janë të vështira për me u kontrollue edhe nga ajri. Pastaj asht problemi i korrupcionit dhe nepotizmit.

Shpesh policia, politika dhe mafia ndërkombëtare janë në nji “anije’.

Nji fermer shqiptar merr rreth 300 euro për një kilogram marijuanë, ndërsa në vendin fqinj shitet dhjetëfishi i kësaj shume”.

 

kanabistelevizion