Televizioni Rrokum fiton statusin “i detyrueshem” dhe sugjerohet nder Top 5 televizionet e Kosoves

3-1315573394.1228

Komisioni i Pamvarun per Media, ma ne fund ka perpilue listen e televizioneve te cilat vleresohen si ‘te detyrueshem’ apo si thuhet ne zhargonin e televizioneve kabllore – ‘must carry’ – per operatoret kabllor ne Kosove si jane Kujtesa, Ipko, Art Motion, PTK, etj.

Çka domethane statusi ‘must carry’?

Me kete status, keto televizione bahen ‘te detyrueshem’ me u perfshi ne ofertat televizive te operatoreve kabllore ne Kosove. Deri sot kjo gja ka qene ne diskrecionin e plote te operatoreve.

Kjo liste ne vetvete perfshine gati te gjithe akteret e derisotem te industrise televizive ne Kosove dhe pak e hiç len jashte ketij statusi.

Renditje qe u ba nga KPM, njikohesisht asht edhe nji sugjerim i mundshem i KPM per operatoret, qe keto televizione te perfshihen ne kete renditje edhe ne Top 10’shin e pare te kanaleve te tyne.

Mirepo, kjo mbetet te zgjidhet mes operatoreve, televizioneve dhe KPM, si pat njoftue ma heret kryetari i Bordit te KPM, Adnan Merovci.

Keto jane televizionet qe fitojne statusin “must carry’ ne Kosove:

Publike:

RTK 1

RTK2

Me mbulim tokesor nacional:

TV21

KTV

Televizione Kabllore:

KLANKOSOVA

RROKUM TV

TRIBUNA CHANNEL

1ST CHANNEL

TV KIM ( Çagllavice)

TV KISS (Mitrovice)

 

Me mbulim tokesor regjional/lokal

TV MITROVICA – Mitrovice

TV BALLKAN – Prizren

TV BESA – Prizren

TV OPINION – Prizren

TV PRIZRENI – Prizren

TV DUKAGJINI – Peje

TV HERC – Shterpc

TV ILIRIA – Viti

TV LIRIA – Ferizaj

TV TEMA – Ferizaj

TV MIR – Leposavic

TV MOST – Zvecan

TV SYRI – Gjakove

TV PULS – Gjilan

TV VALI – Gjilan

TV ZOOM – Gjilan (Shillove)