Televizioni Rrokum ia hap sytë Policisë së Kosovës

Mbas raportimit të Televizionit Rrokum për prezencen e nji hoteli në oborrin e shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, (me 6 Dhetor 2015,  https://www.youtube.com/watch?v=qvyCsMaW6ms ), Këshilli i Sigurisë, ma konkretisht Policia e Kosovës, sot ngriti këtë çashtje edhe te niveli Komunal.

Asht komandanti i policisë së lagjes Dardania, Dinor Berisha, i cili i kërkoi kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, për me marrë masa për largimin e hotelin nga oborri i shkollës.

E mbas këtij deklarimi, nënkryetari Dardan Sejdiu kërkoi që këtë çashtje dhe të gjitha të tjerat me qene pika të rendit të ditës për mbledhjet e ardhshme.

Mirëpo, simbas burimeve të mbrendshme të Televizionit Rrokum, kjo çashtje asht ‘zmadhu’, mbasi që pronari i biznisit hotelier e ka zaptue edhe rrugën publike.

Po i njajti burim tregoi se për këtë çashtje Këshilli i Sigurisë së lagjes Dardania, neser pritet me zhvillue takim me drejtorinë e Arsimit të komunës së Prishtines ku pjesëmarrës kanë me qenë edhe akter ndërkombëtar.