Tema e ‘nxehtë’ në Bruksel, vija kufitare në Mitrovicë

Bisedimet e ndërmjetësueme nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë me vazhdue sot dhe nesër.

Ekspertët e dy shteteve pritet që të Premten me diskutue për nji çashtje të randësishme për komunën e Mitrovicës.

Mesohet se delegacioni i Beogradit asht tue insistue që po këtë ditë të bahet definimi i caktimit të vijës kufitare mes pjesës veriore dhe asaj jugore të Mitrovicës.

Ndryshe, dje në Bruksel, ka përfundue dita e parë e bisedimeve ku asht diskutue rreth zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe për përdorimin e targave të automjeteve nga Kosova.