Tension n’hava! 2 bombardues rusë “kapen mat” nga NATO në territorin europian

Dy avionë bombardues rusë të tipit “Blackjack” janë kapë nga avionët luftarakë të 4 vendeve europiane, derisa fluturonin në drejtimin nga Norvegjia drejt Spanjës veriore dhe e kundërta.

Norvegjia, Britania e Madhe, Franca dhe Spanja kanë reague që të gjitha tue ngritë avionët luftarakë në fluturim, mbasi avionët “TU-160” kishin shkelë hapsinat ajrore të këtyne vendeve, raporton BBC. Ky zhvillim vjen në nji kohë tensionesh të dhezuna mes Perendimit dhe Rusisë.

Korrespondentët thonë se, frekuenca e bombarduesve rusë të përgjuem nga aeroplanët e NATO’s asht rritë dukshëm.