Tensione në Bosnje, serbët mbajnë referendumin e ndaluem

Entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë po mban nji referendum kundërthanës në kundërshtim me vendimn e Gjykatës Kushtetuese në Sarajevë.

Rreth 1900 vendvotime janë hapë qysh prej orës 7 të mëngjesit në Republikën Serbe, ku mbi 1.2 milionë qytetarë kanë me pasë rastin të deklarohen në pyetjen; “E mbështetni që 9 Kallnori të shënohet si Dita e Republikës Serbe”

Referendumi i planifikuem ka çue drejt debatit “ma të nxehtë” ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyne serbë të Bosnjës, që prej vitit 1995 kur me Marrëveshjen e paqes u krijue Republika Serbe, si nji prej dy pjesëve konstitutive të Bosnje Hercegovinës.

Pyetja e referendumit për votuesit në Republikës Serbe nëse e mbështesin propozimin që “Dita e shtetësisë” me qenë më 9 Kallnor, përputhet me nji festë Ortodokse Serbe dhe përvjetorin kur ligjvanësit serbë të Bosnjës më 1992 shpallën pamvarësinë nga Bosnja, që nxiti luftën trevjeçare etnike.

Komunitetet joserbe e shohin datën si nji simbol të dëbimit të tyne nga territoret e kontrollueme nga serbët e Bosnjës dhe nji indikacion se Republika Serbe asht krijue vetëm për Serbët.

Më 17 Shtator, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, me seli në Sarajevë, ndaloi referendumin, tue vendosë se festa e 9 Kallnorit diskriminon në mënyrë joligjore myslimanët e Bosnjës dhe kroatët katolikë.