Tensione në Catalonia: Ky asht mjeti më të cilin u gjuejt policia spanjolle (video)

Personi i panjohun ka gjuejt nji mjet ndezës në stacion të policisë spanjolle në Igualada, 50 kilometra prej Barcelonës, mbasi policia në atë vend konfiskoi fletëvotimet dhe kutitë e votimin dhe paralajmëroi se të Diellën ka me pengue mbajtjen e referendumit mbi pamvarësinë e Catalonia’s.

Policia ka publikue se mjeti asht gjuejt mbramë në ndërtesën e policisë në Igualada dhe se nuk ka dame materiale e as të lëndueme.

Policia spanjolle ka kumtue se dje janë konfiskue ma shumë se gjashtë milionë fletëvotime dhe zarfe si dhe 100 kuti të votimit në Igualada në kuadër të përpjekjeve të Madridit zyrtar me bllokue referendumin mbi pamvarësinë e Catalonia’s, lajmëron AFP.

 

Shperndaje në: