Tensione të nalta mes Rusisë e Ukrainës

Mesa doket konfliktet në Europën lindore mes Moskës dhe Kievit mbi çashtjen e Krimea’s janë përshkallëzue tue kalue në nji tjetër nivel

Tensioni ruso-ukrainas u rrit edhe ma shumë dje mbas nji njoftimi nga Moska mbi vendosjen në gadishull të sistemit të mbrojtjes kundërajrore dhe kundërpredhë S-400.

Nji regjiment rus me bazë në Krime (gadishull ukrainas i aneksuem nga Rusia në vitin 2014) mori sistemin e mbrojtjes S-400 Triumph, simbas nji komunikate të ushtrisë të citueme nga agjncitë ruse të medias.

Ky instalim pritej mbasi nji përgjegjës i naltë rus kishte njoftue muejin e kaluem se në Gusht ka me u instalue sistemi S-400 në Krime.

Por, ky veprim vjen në nji moment që toni asht rritë mes Moskës dhe Kievit, me akuza nga ma të randat të këmbyeme mes dy vendeve, që shqetëson komunitetin ndërkombëtar, dhe bahet fjalë për rritjen ma të naltë të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës qysh prej ardhjes në pushtet në Kiev të properendimorëve në fillim të 2014.