Tensionet me Turqinë, Merkel jep nji deklaratë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi mirëkuptimin e shtetasve gjermanë me origjinë turke për krizën në marrëdhaniet mes Berlinit dhe Ankara’s.

“Unë kisha me dashte raporte ma të mira me Turqinë, por duhet me kqyrë realitetin”, deklaroi ajo në konferencën e parë për shtyp mbas pushimeve të verës.

Merkel përdori termin “fazë shumë e komplikueme” për me i ilustrue raportet mes dy vendeve, por tha se kursi i ri i qëndrimeve ndaj Turqisë lindi si domosdoshmëni mbas veprimeve të Ankara’s.

“Riorentimi i raporteve me Turqinë ishte i domosdoshëm për shkak të arrestimit të shtetasve gjermanë”, u shpreh Merkel.