Tensionet Serbi-Maqedoni, Brnabic e Zaev përpiqen “m’i ftofë gjaknat”

Takimi rajonal i Durrësit hodhi nji tjetër hap përpara drejt afrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit.

Në organizimin e mikpritun prej kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, udhëheqësit ranë dakord për angazhime maksimale në realizimin e projekteve të “Procesit të Berlinit”.

Por, takimi shërbeu edhe si shkëndi për nji tjetër zhvillim pozitiv: kryeministrja serbe, Ana Brnabic ftoi homologun e saj maqedonas, Zoran Zaev, për vizitë në Beograd në muejin Nandor.

Ndalesa e tij, ka me u përdorë për nji takim të përbashkët të përfaqësuesve nga qeveritë e të dy vendeve. Ftesa vjen në mesin e tensioneve që shkaktoi tërheqja e të gjithë stafit të Ambasadës serbe në Shkup.