Tensionohen raportet Moskë-Zagreb

Rusia i ka ba thirrje Zagrebit zyrtar se ukrainasit nuk ofrojnë përvojën e ri-integrimit paqësor, por asht vetëm vendimi për m’i trajtue problemet e tyne.

Këto probleme janë thanë se janë të lidhuna me të drejtat e serbëve dhe pakicave të tjera kombëtare në Kroaci.

Moska i konsideron se problemet kroate në këtë fushë janë kronike. Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic paraqiti propozimin e tij gjatë nji vizite të fundit në Kiev, ku simbas tij, mundet me u aplikue në zonat e lindore të Ukrainës – Donetsk dhe Lugansk, ku ka luftë dhe ku mundet me pasë ndikim të shtetit.

Propozim i Plenkovic, ka shkaktue shqetësim serioz për Rusinë, thuhet në deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes ruse, tue paralajmërue se zgjidhjet e problemeve bazë të Ukrainës arrihen me marrëveshjen e paqes në Minsk.

Kjo marrëveshje përcakton saktësisht se çka duhet me u ba për me rregullue problemin e Donetskit dhe Luganskit.

“Marrëveshja e Minskut nuk ka alternativë tjetër”, thuhet në deklaratë.

“Na mendojmë se këshilla e “konsulentëve” të huej mundet me krijue iluzionin në autoritetet e Kievit dhe të përdorin skenare të dhunshme në Donetsk, e mandej kjo nuk ka me ndihmue në zgjidhjen e situatës atje”, thotë ministria ruse.