Tensionohet gjendja në Kumanovë, mediat bajnë thirrje që shqiptarët me u ngritë në kambë

Fëmiu 4-vjeçar shqiptar që qëllimisht u shkel me kerr, bashkë me prindët e tij, nga nji maqedon në Kumanovë, asht në gjendje kritike dhe për këtë arsye disa mediume shqiptare në Maqedoni kanë thirrë shqiptarët e Kumanovës që “me u ngritë në kambë”, raporton GazetaExpress.

“Fëmiu 4 vjeçar nga Kumanova që u shkel nga maqedonasi po i numëron orët e fundit të jetës, qytetarët e Kumanovës të ngriten në kambë si ato në George Petrov?”, ka shkrue zhurnal.mk, ndërsa tekstin e kanë marrë, me të njajtin titull dhe përmbajtjen e tanë, edhe mediume të tjera.

Në nji tekst që ma shumë se raport gazetaresk paraqet thirrje luftënxitëse, përshkruhet në detaje gjendja e randë e fëmiut dhe bahen paralele me nji rast prej para dy viteve në lagjen George Petrov të Shkupit, kur nji i ri shqiptar në rrethana jo shumë të qarta vrau nji maturant maqedonas. Naser Eshtrefi, i cili vrau maturantin Angel Petkovski, para dy muejve nga gjykata e Shkupit u dënue me 14 vjet burg, megjithëse pohonte se vrasjen e ka krye në vetëmbrojtje.

Para disa ditëve në afërsi të Spitalit të Kumanovës nga nji mosmarrëveshje verbale, nji qytetar i Kumanovës ka vendosë që me shkelë familjen shqiptare, madje Zhurnal nga burime të sigurta mëson se fëmiu shqiptar i moshës 4 vjeçare asht tue i dhanë shejat e fundit të jetës”, shkruen Zhurnal,