Tensionohet Kuvendi, për pak përleshja fizike ndërmjet Lushtakut e Konjufcës

Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

E situata për pak sa nuk doli nga kontrolli kur Nuredi Lushtaku nga radhët e PDK’s tentoi me pasë konflikt fizik me deputetin e VV’s Glauk Konjufca, derisa ky i fundit po reagonte ndaj akuzave që iu banë atyne se ata e kanë sjell situatën që udhëheqsitë e UÇK’s me shkue në burg.

Ma parë, disa herë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi që Konjufca mos me akuzue pa bazë.

Kjo ngriti tensionet në mesin e deputetëve të PDK’s, të cilët nuk pranonin fyemje dhe akuza.