Tentohet me u rrëmbye nji serbe në Graçanicë

Dje mbasdite në Graçanicë, persona të panjohun me nji veturë të tipit “Audi” u përpoqën me rrëmbye nji vajzë serbe, raporton Tanjug.

Simbas babait të saj, Sllavisha Niçiq, incidenti ka ndodhun në dalje të Graçanicës, në rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan. Babai i saj ka thanë se nga stresi që ka përjetue ka marr ndihmë në Qendrën e Shëndetit në Graçanicë.

Incidenti u denue nga kryetari i Graçanicës Vladeta Kostiq, i cili vuni në përgjegjësi Policinë e Kosovës, që simbas tij, janë përgjegjës për ruejtjen e rendit dhe qetësisë publike.