Teologu Fitim Flugaj: Bota nuk po i trajton njajtë sulmet ndaj Turqisë dhe sulmet ndaj Perendimit

Bashkësia Islame e Kosovës i dënon sulmet e sotme terroriste në Bruksel.

Kështu deklaroi sonte, në edicionin e lajmeve të orës 22:00 në Televizionin Rrokum, njohësi i çashtjeve islame dhe të Lindjes së Mesme, Fitim Flugaj.

Ai tha se këto sulme nuk kanë asgja të përbashkët me islamin, sepse terrorizmi nuk ka fe, pamvarësisht se autorët deklarohen se janë të besimit islam.

I pyetun për mundësinë që sulme të tilla me u krye edhe në Kosovë, Flugaj tha se vendi jonë nuk ka peshë të tillë në arenën ndërkombëtare që me u ba objekt sulmesh nga ISIS.

Gjatë kësaj interviste në studion e lajmeve të orës 22:00 në Televizionin Rrokum, Flugaj disa herë përmendi nevojën e koordinimit ma të ngushtë mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe organeve të sigurisë, për me parandalue sulme të tilla.

Na ma shumë po merremi me pasojat, sesa me parandalimin e tyne, – tha Flugaj.

Ai gjithashtu tha se asht fakt se bota nuk po i trajton njajtë sulmet terroriste ndaj Turqisë me sulmet ndaj Perendimit.